Elita dhe Gjiko bëhen prindër, publikojnë fytyrën e djalit… i ka këputur kokën të ëmës

Mbrëmjen e djeshme Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të parë.

Bukuroshja nga Kosova ka sjellë në jetë djalin tyre.

Teksa të gjithë aludonin për emrin e të voglit, Elita u shoi të gjithëve kureshtjen pak më parë, kur zbuloi portretin ëngjëllor të të birit dhe emrin super të veçantë, Zëri.

“Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!”- shkruan Elita krahas fotove ku ka pozuar me të birin e porsalindur