Elvana Gjata poston foto për Bajram, të gjithë i kthehen kundra: E friksh.me, na fëlli.qe

Ashtu si shumë prej VIP-ave shqiptarë dhe Elvana Gjata ka vendosur që ditën e sotme të urojë ndjekësit e saj myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Edhe pse i përket fesë katolike, këngëtarja ka bërë gjestin e përzemërt duke i kujtuar të gjithë fansat e saj myslimanë në këtë ditë të veçantë.

“Gëzuar festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Myslimanë! #eidmubarak”, shkruan ajo në postimin në Instagram.
Ajo çka i ka inatosur më së shumti ndjekësit ka qenë fakti se kjo foto nuk përfaqëson besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe komentet negative kanë qenë të shumta.