Emërohet drejtori i ri i spitalit të Shkodrës ( EMRI )

Spitali Rajonal i Shkodrës ka tashmë titullarin e tij të ri. Kështu, pas shkarkimit të drejtores Teuta Rrjolli, drejtori i ri i Spitalit të Shkodrës do të jetë Ardian Dajti.

Një emërim i tillë është zyrtarizuar ditën e sotme, teksa është zhvilluar një mbledhje në spitalin e Shkodrës. Në këtë mbledhje ku ka marrë pjesë edhe zv/ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli është vendosur që drejtimi i spitalit të Shkodrës ti bësohet Dajtit.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Rrjollin, ndërkohë më herët mjeku Dajti ka qenë edhe shef urgjence pranë këtij spitali.