“Ëmmm qenka…”/ Merr lajmin në lidhje ‘live’, ‘shtanget’ Isli Islami, ja reagimi epik ndaj të dashurës…

Ditën e djeshme moderatori Isli Islami kishte publikuar një foto me kolegen e tij Ori Nebiaj, ku të dy shiheshin me shpinë, ndërsa komentet vërshuan duke aluduar dhe njëherë tjetër për një lidhje mes tyre.

Dyshja që ndajnë bashkë emisionin e mëngjesin përherë janë vënë në qendër të vëmendjes së mediave, për marrëdhënien e tyre të afërt, po asnjëherë nuk e kanë konfirmuar nëse janë në një raport intim.

Teksa ishte duke lexuar disa prej titujve të portaleve, Isli u ndesh mëngjesin e sotëm, dhe me lajmin për lidhjen e mundshme  mes tij dhe Orit.

“Ori Nebiaj në lidhje me kolegun e saj, kush të jetë vallë? Qenka shpatullgjerë, i gjatë dhe sypetrit…ëmmm”, komentoi Isli në studio, duke na shtuar edhe më shumë konfuzionin.

Na mbetet të presim dhe të shohim nëse do të ketë një konfirmim të mëtejshëm nga ana e çiftit.