Emocionuese/ Publikohet FOTO-ja që tregon gjithçka për atë që ndodh në spitalet COVID



Në spitalet COVID situata është e tensionuar. Pavijonet e spitaleve nuk kanë bërë pushim që prej fillimit të pandemisë.



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zgjedhur sot “heroin” e radhës për të nderuar punën e saj, duke e lënë foton pa koment.



Lodhja i dallohet në sy, edhe pse nuk ka ende shenja se kur do të vijë fundi i kësaj situate. Por kjo nuk e ndalon të jenë në shërbim të pacientëve.