Emrat e PS për shkodranët në zgjedhjet e 2021, zbulohen detaje interesante

Partia socialiste ka nisur punen per testimin e kandidateve te mundshem per deputet per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 2021. Ne qarkun e Shkodres po analizohen emrat e mundshem qe te gezojne te drejten e perfaqesimit nen kete sigel, ku sipas te dhenave te grupit te punes, rezultatet nuk jane aspak optimiste. Sipas burimeve ne seline roze, 3 nga 4 deputetet aktual te qarkut Shkoder pritet te mos rikandidohen nga kryetari i PS njeheresh kryeministri Rama. Ky i fundit mesohet se do ta ripermbyse teresisht situaten ne qarkun Shkoder ku emrat qe do te perzgjidhen pervec bazes se partise duhet te kene edhe nje pelqim popullor. Pritet qe e majta te fuse ne loje jo vetem kontributin e te vjeterve qe jane te pakenaqur nga PS, por edhe te promovojne emrat e rinj. Shkodraneës ka mesuar se mes emrave qe po diskutohen jane edhe figura ne jeten publike qe kane qene aktiv ne ceshtje te ndryshme. Shkodra eshte nje nga bashkite me problematike qe kemi sot per sot dhe na duhet te ridimensionojme degen tone atje thone drejtues te larte te PS, njohes te mire te reaitetit ne kete parti. Per shkak te hatermbetjeve brenda partise dhe perplasjeve edhe mes vete deputeteve kryeministri Rama ka preferuar qe deri me tani te luaje nje politike ne hije me Shkodren, duke ja zbehur pozitat e saj por edhe duke ulur fuqine e cdo deputeti. Kjo shihet edhe nga levizjet e shume drejtorive qe nga ky qark jane transferuar ne Lezhe duke rritur numrin e te pakenaqurve ne radhet e PS.