EMRAT/ Ja bosët shqiptarë që u m.ashtruan nga drejtoresha e fondit Besa, humbën gjithato miliona

Shqiptarja.com ka publikuar te gjithe emrat e biznesmeneve apo gazetareve qe kane rene ne g.racken e kredive fiktive te Fondit Besa, lexojini kush jane ata:

Një emër i njohur është dhe gazetari Artur Zheji, i cili rezulton të ketë dhënë Albana Imamit shumën prej 100 mijë dollarëve.

Mes personave që kanë dhënë para tek Imami është dhe biznesmeni i ndërtimit Arkenad Gripshi, i cili administron kompania “Kristi Konstruksion”, ka dhënë 10 mijë euro hua për Albana Imamin. Po kështu Arben Cakranji, biznesmeni i ndërtimit që zotëron kompaninë “Brati” dhe “Progresi” ka dhënë 17 mijë euro pa interes tek Albana Imami. Gjithashtu një emër tjetër është Majlinda Demollari, notere. Vlera e dhënë hua prej saj është 30 mijë euro, me interes 10 për qind në muaj. Një tjetër emër që ka dhënë para tek Albana Imami është Eduart (Edmond) Norja, pronar i “Norja Comerce”, i cili ka pranuar të japë 15 mijë euro. Fatmir Pashollari që administron kompaninë “Diamand Konstruksion” dhe “Luara” ka dhënë 18 mijë euro.

Në gropën financiarë të ngritur nga Albana Imami, ka rënë dhe biznesmeni i kompanive “MEDIA-ENTER” dhe “Unik Sport” Mitat Sulaj. Ndërkohë një vlerë mjaft të madhe ka dhënë tel Albana Imami dhe bashkëshortja e biznesmenit Astrit Manopulli, Adriana Manopulli. Sipas dokumentave të prokurorisë kjo e fundit ka dhënë një shumë prej 500 mijë euro, me një interes kthimi që varionte nga 3 deri në 7 për qind. Astrit Manopulli rezulton të jetë administrator i kompanisë “AM+ Legal & Consulting” dhe “IAT”.

Një tjetër biznesmene që ka dhënë para me fajde tek Albana Imami është dhe Arta Janushaj, e cila rezulton se ka në menaxhim një sallon bukurie në Tiranë, ku ndër të tjera kryer dhe kurse profesionale. Arta Janushaj, i ka dhënë Imamit shumën prej 55 mijë euro me një interes prej 5.5 për qind në muaj. Ndërkohë shuma të konsiderueshme me para i ka marë biznesmenëve Vilson Biba 30 mijë euro dhe Pjetër Gjinit 70 mijë euro, ku i është premtuar se do i kthente 150 mijë euro deri në muajin shtator 2019. Klisman Lipo, një tregtar xhamash dhe duralumini në Tiranë i ka dhënë Imamit shumën prej 22 mijë euro.