EMRI/ Basha trembet nga Topalli, dërgon një ‘misionar’ në Shkodër, ja drejtuesi i ri i fushatës në qark



Lulzim Basha pritet të delegojë një tjetër drejtues fushate në Shkoder. Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se ai ka vendosur që për këtë qytet të ndërhyjë me shpejtësi, kjo pas lajmit të bërë publik se ish kryetarja e kuvendit dhe njëherësh njeriu që për vite me radhë ka udhëhequr fushatat e PD në Shkoder, Jozefina Topalli ka finalizuar krijimin e një lëvizje të re. Mes shqetësimeve të shprehura edhe në takimin me kandidatët e mbajtur pezull për deputet nga komisioni, Basha e ka shfaqur këtë alarm, duke tentuar të mos ketë asnjë hatërmbetje mes tyre, që mund ta minosë edhe më shumë fatin e PD, në një qytet si Shkodra. Gazmend Bardhi me gjasa pritet të mos jetë më i deleguar dhe në vend të tij do të mbërrijë një tjetër emer nga radhët e kësaj partie, i cili jo vetëm do të drejtojë fushatën, por pritet të jetë edhe njeriu që koordinon situatën brenda grupseksioneve dhe cdo forumi tjetër politik, me qëllim që të mos ketë rrjedhje votash. P.aniku në të cilin gjendet PD dhe vetë Lulzim Basha është i dukshëm, e kjo po shihet në këto orë nga lumi i sulmeve të adresuara në drejtim të Topallit dhe lëvizjes së saj, ndonëse ende asgjë nuk është bërë zyrtare pasi e mërkura e 28 Tetorit është sinjalizuar si datë. Edhe në selinë e PD Shkoder të gjithë kanë nisur të komentojnë këtë lëvizje, e madje sipas burimeve të shpallin “miqtë dhe armiqtë” e partisë, pasi po permenden nën zë emrat që janë afër saj, apo që mund të mos mbështesin PD në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kësaj liste i janë shtuar edhe shumë emra të hatërmbetur nga mos kandidimi, apo të përjashtuarit nga gara prej komisionit që vetë Lulzim Basha ka zgjedhur. Pritet që në javët dhe muajt e ardhshme gjërat të jenë më të lexueshme dhe natyrshëm për Bashën dhe strukturat e tij pritet të mos jetë një fushatë dhe garë elektorale e qetë, pasi përveç Edi Ramës, ai ka shpallur armiq dhe nuk po ju kursen sulmet, edhe të gjithë atyre emrave që vetë i përjashtoi nga partia dhe sot po shpejton t’i “baltosë” me të gjitha format e akuzave.