Ende asgjë zyrtare, Valdrin Pjetri nis festën: Shpërndan postet më të rëndësishme të bashkisë

Ende pa marre detyrën dhe pa u çertefikuar rezultati i zgjedhjeve të 30 qershorit, Valdrin Pjetri ka nisur te ndajë postet në bashkinë e Shkodrës. Kandidati socialist qe po ngjitet ne karrigen me te rëndesishme te nje prej bashkive më te mëdha ne vend me vetëm 16 mije vota, praktikisht duke e marre qyl këtë detyrë, ka nisur te hedhe ne letra e te premtoje sikur ta kishte qifligun e tij, poste e karrige per njerez prane tij dhe bashke me deputetet e qarkut po e sheh Shkodren si nje torte nga e cila gjithkush mund te shqyeje nje cope.

Shkodranews ka mesuar se qe nga postet e nenkryetareve e deri tek drejtorite me te rendesishme, Pjetri po projekton emra duke deshmuar qartazi se Shkodren tashme socialistet e kane nje sektor te ri punesimi per te kenaqur te pakenaqurit e 6 viteve qeverisje te Edi Rames.

Shume prej emrave nuk kane asnje eksperience ne pushtetin vendor dhe premtojne shume pak per nje bashki qe ka goxha probleme, e sfida per te kapercyer, qe duket se Pjetri megjithe bujen e madhe te premtimeve, do ti hedh pas kraheve me tu ulur ne ate karrige, duke vepruar siç beri me propaganden 1 mujore si prefekt, ku fjalet ishin kryefjale e daljeve te tij dhe asgje me shume.

Nese bashkine ai e koncepton si sektor punesimi duhet ta dije qe e ka gabim dhe po ndjek rrugen e gabuar, pasi te njejten gje beri edhe Voltana Ademi dhe me pas kjo gje ju kthye ne bumerang, ku fabrika e punesimit nuk i dha rezultate, por vetem me shume hatermbetje e shkopinj nen rrota. Vallja qe ka marre persiper te kerceje kandidati Pjetri behet edhe me e rrezikshme kur shkelet ne nje territor te minuar si Shkodra e qe ai e njeh shume pak per te mos thene aspak dhe fitorja qe i shkoi ne duar si dhurate e partise po i kthehet pa vonuar ne zhgenjimin e madh./SHkodraNews