Endri Shabani: Ju tregoj çfarë bëri babai im kur na vodhën shtëpinë

Nga Endri Shabani

Ne vitin 1996 neve na vodhen shtepine.

Ka qene nje eksperience e frikshme, pasi hajdutet na paten hyre ne shtepi nderkohe qe ne ishim duke fjetur.

Ate mengjes e kaluam duke mbledhur veten dhe duke hamendesuar se kush mund ta kishte bere.

Mirepo babai im nuk humbi shume kohe me gjeegjeza. U cua, shkoi ne Polici dhe beri denoncimin. Pastaj, menjehere u kthye ne shtepi dhe analizoi pikat e dobeta te sigurise ne shtepine tone.

Doli qe hajdutet kishin shfrytezuar faktin qe dritaret ishin te vjetra. Keshtuqe kishin cmontuar kasen nga jashte, kishin hequr xhamin dhe kishin hyre brenda. Pastaj, kishin hapur deren, e cila kishte vetem nje shul te lodhur, dhe nga aty kishin nxjere te gjitha sendet e vjedhura.

Menjehere babai porositi kangjella per dritaret, dritare duralumini dhe nje dere te blinduar me elemente shtese sigurie, si dhe nje sistem alarmi.

Qe prej asaj dite nuk kemi patur me kurre probleme.

Sa here me kujtohet ai moment, kuptoj se cfare beri babai per shtepine tone:

Ai nuk i vari shpresat tek vullneti i hajduteve. Ai nuk humbi kohe me emrat, na vodhi ky apo na vodhi ai (kete pune ja la policise).
Ai nuk shpresoi se hajdutet nuk do vinin me. Jo, babai ndertoi nje sistem sigurie qe ua bente hajduteve te pamundur vjedhjen, duke e bere shtepine tone te sigurte.

Besoj se kjo qasje vlen per shtepine e kujtdo, perfshi edhe shtepine tone te perbashket, qe ka 30 vite qe vidhet sistematikisht..