Eneida Tarifa në ek.stazë: Të kishte bërë nëna 4-5 si Veliaj, nuk do dinim ku do ishim…

Gjatë aktivitetit që po zhvillohet në kuadër të hapjes së fushtës elektorale të Partisë Socialiste, ka marrë fjalën edhe kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj, nga ku deklaroi se në zgjedhjet e 30 Qershorit do të fillojë një erë e re ndryshimesh në vend.

Ai ftoi në tribunë edhe disa artistë dhe sportistë midis të cilëve edhe këngëtaren, Eneda Tarifa e cila e “ekzaltuar”, mbase edhe nga thirrjet në sallë, tha se sikur të kishte lindur nëna nja 3-4 si Erion Veliaj, nuk do ta dinim se ku do të ishim sot.

“Nëse do të kishte bërë nëna nja 3-4 si Erion Veliaj, nuk do e dinim ku do të ishim sot. Sepse mjafton të shikojmë ndryshimet rrënjësore për të kuptuar se cila është zgjedhja e duhur për këtë vend. Nuk jam ndonjë simpatizante partie por falë punës së Erion Veliajt ka lezet të dalësh shëtitje më vajzën nëpër qytet”, tha këngëtarja.