Eni Çobani si asnjëherë, shfaqet e prekur në emision dhe bën deklaratën e fortë

Eni Çobani me rubrikën “Shihemi në gjyq” solli problematikën e vështirë të zotit Albert dhe konfliktin në familjen e tij, që çoi në ndarjen nga bashkëshortja.

Gruaja e tij kishte premtuar që do ishte pjesë e seancës së ndërmjetësimit, për t’u përballur me ish-bashkëshortin dhe për të treguar të vërtetën rreth situatës, por krejt papritur vendos të ikë në Greqi.

Në lidhje me këtë veprim të sajin, zonja Eni Çobani shprehet se e ka prekur jashtë mase me sjelljen e saj sepse nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë.

Eni Çobani: Të lutem e kam këtë mesazh për të, e kuptoj që nuk është halli tënd, por ky është halli im. Ti duhet të dish dhe hallin tim, se që unë këtu dal dhe flas, më dëgjojnë dhe pastaj më paragjykojnë, jo zotëri se ti duhet ta dish bashkë me shqiptarët e tjerë. Unë nuk kam kohë tepër, të pres shqiptarë që duan të tallen me fatet e tyre. Unë pres ata që janë hallexhinj, që kanë probleme, që i dalin të vërtetës deri në fund dhe ajo zonjë që ka marrë 3 orë nga jeta ime, po i drejtohem sot publikisht duke i thënë: Zonjë e nderuar se je grua, je nënë, ke qenë ish-bashkëshortja e këtij zotërisë, nuk dua të futem fare në pjesën pse je ndarë me këtë zotërinë, unë vetëm një gjë të them, që më ke prekur jashtë mase me sjelljen tënde, nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë sepse nuk të imponoi askush, erdhe me dëshirë. Mirel, të thashë vazhdoje dhe nxirre të vërtetën tënde, se është gjaku dhe djersa jote dhe e Albertit. Më the po dhe m’u drejtove me falenderime dhe më the zonja Eni je shpresa jonë e fundit. Ndërkohë çfarë ndodhi sot Ardit, sot kemi protagonistë të tjerë, kemi Albertin dhe Arbenin, nuk kemi Mirelën sepse Mirela të paktën dhe një telefonatë më detyrohej për mikpritjen, për mendimin dhe për lodhjen, por mori sërish autobuzin dhe i është drejtuar shtetit grek dhe në telefonatën time të dhjetë, e ka hapur dhe ka thënë: Zonja Eli, po i them nuk e kam Eli, po e kam Eni. Zonja Eli, unë nuk vij se ika për në Greqi. Po i drejtohem sot, vazhdo zonjë sepse nëse zotëria është këtu me këtë problem, je ti e para që e ke shkaktuar këtë problem me motrën tënde dhe më gjithë njerëzit e tu.