Eni Vasili qan me pikë loti në emision, ja tmerri që sapo rrëfeu ky burrë…

Momente rrënqethëse në emisionin e Eni Vasilit.

Vuajtjet e ish-të përndjekurve në kampin e Tepelenës është bërë temë debati mes studiuesve, historianëve dhe vetë protagonistëve të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

E nNë një rrëfim të tij në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, i mbijetuari i Kampit të Tepelenës, Simon Mirakaj tregon vuajtjet e përjetuara dhe nga vet ai, dhe të shumë bashkëmoshatarëve të tij. Në kulmin e debatit, Mirakaj tha se 300 fëmijë vdiqën në këtë kamp, nga semundjet,, uria apo dhe nga shperthimi i predhave.
Mirakaj tha se oborri i kampit ishte i mbulua nga predhat.

Vasili: I mbani mend netët e errëta në kamp?

Mirakaj: Ne ishim të vendosur nëpër kazerma që ishin përdorur nga italianët. Një kazermë ishte 4-50 metra. Krevatet ishin krevate marinarësh, por jo të ndarë. Aty s’kishte kurrë ditë. Natën ndriçoheshe nga pishat. Gjejshin naj ashkël nanat duke mbyt parazitët se krevatet ishin shumë të vegjël. Edhe sot më duket sikur më ushtojnë veshët nga britmat e fëmijëve ‘o nanë dua bukë’. Racioni ishte 400 gr për njeri. Gjendjen më të rëndë e bënte oborri, i cili ishte i minum nga predhat. Ne fëmijëve na vinin me mbledhë predhat dhe me i stivu sikur stivohen drutë. Nga predhat ka pasur tragjedi. Gjithsej në Tepelenë kanë humbur jetën 300 fëmijë nga mungesa e ushqimit, higjienës, pasi filluan shumë sëmundje. Mjekë nuk kishte.