“Enver Hoxha vdektë sa më shpejt!”/ Letrat anonime që alarmuan Sigurimin e Shtetit, si e gjeti fëmija pusullën



Në një lulishte të Tiranës, me 4 korrik 1978, një fëmijë kishte gjetur një letër të çuditshme, e shkruar me gabime të shumta drjetshkrimore, me shkronja kapitale, lënë poshtë një gëmushe.



Ai do ta lexonte këtë letër dhe do të kuptonte se aty shahej vetë Enver Hoxha. Shpejt letra do të përfundonte në duar e Sigurimit të Shtetit, i cili ishte vënë menjëherë në alarm.



Ishte një letër anonime! Dikush në mënyrë të kamufluar kishte guxuar të shprehte revoltë ndaj Enver Hoxhës. Një varg dokumentesh e relacionesh mbi këtë ngjarje zbulojnë se Sigurimi i Shtetit kishte ngritur menjëherë strukturat për ta hetuar këtë rast. Madje bën një skicë të vendit, duke e ridërguar fëmijën në lulishte, në vendin ku e kishte gjetur këtë letër.

Por relacionet tregojnë, se hetimi nuk kishte pasur rezultat dhe se autori i letrës anonime nuk ishte zbuluar.

Në këtë letër shkruhej ndër të tjera:

“ENVER HOXHA VDEKTE SA ME SHPEJT SE SHQIPNIA ASHT NE VUITJE TE TEMERSHME. ENVER HOXHA E KA BER KAPTINEN SI DUME, E KA BER KAPTINEN SI QEN STONI E KA BER KAPTINEN SI QEN TERBACI. MBAROI FSHATARSIA SA ME SHPEJT LUFT…”