Epike kjo e fundit e Kujtim Gjuzit, ia ly.pi live në tv, e bën ‘eksperte’ të reformës zgjedhore

Deputeti Kujtim Gjuzi do të mbahet mend në histori si një prej anëtareve të asaj salle me veprimet më të çuditshme ndonjëherë. Por këtë herë e ka bërë të madhe.

Pasi ia lypi live në televizion ish-misit Silvana Bushati, Gjuzi e ka marrë me vete sot në tryezën e reformës zgjedhore.

Ajo që të bën dyshosh dhe më shumë në seriozitetin e kësaj reforme është se një javë më parë, Silvana Bushati, e cila sipas Kujtim Gjuzit mban dhe gradën “doktore” ishte e ftuar bashkë me deputetin në një emision sportiv dhe nuk njiheshin fare.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” bashkë me Silvana Bushatin, Kujtim Gjuzi nuk e përmbajti veten dhe i bëri një kompliment jo dosido në studio. “Vajza përballë (referuar Silvana Bushatit) që s’ka nevojë për koment, pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket. Ballkonet janë të rrezikshme tek femrat”, tha Kujtim Gjuzi gjatë emsionit.

Mirëpo mesa duket “ballkonet” e Silvana Bushatit e paskan “shastisur” Kujtim Gjuzin aq sa ai e ka bërë nën/presidente të Akademisë Kombetare Konservatore Albania. Madje, “doktoreshë” Silvana Bushati ishte në pozicion jo dosido në tryezën e thirrur nga OSBE pasi siç shihet dhe nga fotot ajo qëndron krah Pandeli Majkos.