Epo të zihesh për letra higjienike, tre gra përleshen me grushte, dalin pamjet nga supermarketi

Tre gra janë filmuar duke u përleshur me grushta në një supermarket, e gjitha kjo për disa letra higjienike!

Kjo ka ndodhur në një prej supermarketeve në Chullora, Sidnei.

Ulërima dëgjoheshin, ndërsa treshja përlesheshin me njëra tjetrën, në një incident i cili dukej sikur buronte nga një nënë dhe e bija e saj, të cilat po grumbullonin letra higjienike.

E gjitha kjo vjen pasi dhjetëra mijëra australianë janë të detyruar të izolohen për shkak të frikës së k.oronavirusit, duke bërë që familjet e panikosura të blejnë ushqime dhe sende të domosdoshme.