Era e keqe në urbanë, tani me ligjin e ri gjobiten ata që…

Po vjen vera dhe ju e dini tashmë që me rritjen e temperaturave, për shumë persona djersa do i shoqërojë deri në dimrin tjetër.
Për të mos folur pastaj për punonjësit e punëve të rënda që me të fitojnë bukën e gojës.

Mirëpo në transporte publike udhëtojnë shumë lloje njerëzit dhe taksirati të zë të ndiesh erërat e pakëndshme të djersës që në verë bëhen mbytëse dhe madje mund të të bien edhe të fikët.

Por një qytet në Rumani ka menduar për këtë. Ata persona që veshin rroba të pista do gjobiten.

Në qytetin e Kluz shumë njerëz janë ankuar pasi në autobuzë gjenden shumë njerëz me rroba të pista që vijnë erë të keqe.

Sipas ligjit e ri të gjithë personat që veshin rroba të pista tashmë do paguajnë gjobë nga 21 deri në 42 euro. Kryebashkiaku i qytetit deklaroi se kjo është thjesht një përpjekje për të reduktuar të alkoolizuarit dhe njerëzit që nuk lahen.