Era Istrefi bëhet e gjallë, s’e keni idenë çfarë po planifikon

Era Istrefi kishte munguar prej një kohe të gjatë në media. Mirëpo, këngëtarja është rikthyer dhe duket se do vijë më fuqishëm se kurrë.

Kjo pasi ajo është gati për të sjellë një tjetër hit.

Ditën e sotme Era ka zbuluar disa pamje nga ajo që pritet të shohim së shpejti në videoklipin e tyre.

Këngëtarja shfaqet e veshur me të bardha teksa filmon veten dhe më pas disa djem të zhveshur që do jenë pjesë e klipit.

Në një prej videoje Era shfaqet duke ngrënë, e lodhur nga orët e gjata duke punuar.