Erdhën në shesh me plane tinëzare, Sandër Lleshi paralajmëron protestuesit e opozitës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duke bërë një bilanc të protestës së një dite më parë, ka dënuar formën me të cilën qytetarët protestuan.

“Mbrëmë Tirana përjetori një ngjarje të pazakontë, një protestë të dhunshme, të paligjshme të rrezikshme. Mbrëmë pati më pak pjesëmarrës dhe ky është një lajm pozitiv, por protesta pati më shumë dhunë se më parë e ky është lajm i keq. Protesta pati më shumë maska, e bëri atë të rrezikshme. Protesta u zhvendos në mënyrë tinëzare dhe pabesisht para parlamentit. Organizatorët nuk morën masa për sigurimin e protestës. Ata nuk garantuan protestë brenda kornizës ligjore. Por ishin marrë masa për të organizuar plane sulmi, konsumuan thirrje të hapura antikushteutese dhe kanë përdorur lëndë të ndaluara, të rrezikshme. Protesta krijoi një zonë komoditeti për bandat kriminale. Nga ana tjetër policia dhe dje një shembull kuptimplotë dinjiteti”, tha Lleshaj.