Erion Braçe ngre kokë: I jam mirënjohës Fatos Nanos, Rama nuk e shkarkon dot Metën…

Zv.Kryeministri, Erion Braçe thotë se në Shqipëri ka oligarkë që përpiqen të ndoikojnë në vendimmarrjen politike në vend. Duke folur në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Brace theksoi se ata luftohen me ekonomi te hapur e konkurruese.

“Ka njerëz që paragjykojnë garat, në funksion të përfitimeve të tyre personale. Ka njerëz që i mëshojnë garave të drejta dhe transparente. Unë jam nga këta të fundit. Oligarkët nuk luftohen siç thotë Lulzim Basha, që thotë do i fus në burg. Luftohen me ekonomi të hapur dhe konkurruese. Unë mendoj se ne kemi mundësi ta bëjmë këtë gjë”, u shpreh Braçe në “Përballë”.

Duke folur me tej per politiken, Braçe ka pranuar mes te tjerash se i eshte mirenjohes Fatos Nanos, nderkohe qe ka thene prere se “presidenti Ilir Meta nuk mund te shkarkohet”.

Ai i njohu meritën Metës, Nanos e politikanëve të tjerë të vjetër të PS-së për formimin e tij si politikanë.

“Fatos Nano i jam shumë mirënjohës për një pjesë të formimit tim, mendimin e lirë dhe kundërshtues edhe brenda PS. Nuk e mendoj dot veten në një parti si PD që ka drejtuar Sali Berisha”.

Pyetur nese eshte i mendimit se presidenti Meta duhet te shkarkohet pas “perplasjeve” qe ka pasur se fundi me kryeministrin, Brace thote: “Presidenti i Republikës nuk mund të shkarkohet asnjëherë në këtë vend. Kërkon 2/3 e votave në parlament dhe po ashtu duhet të kalojë edhe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Braçe në RTSH.