Erion Veliaj sul.mon ashpër me aku.za të rënda Ilir Metën, i kujton llotot dhe bingot

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sulmuar sot ashpër Presidentin e vendit, Ilir Meta. Kjo është hera e parë që Veliaj artikulon akuza kaq të rënda për Metën.

Veliaj tha se nuk ka asgjë personale me Presidentin Ilir Meta, por sqaroi se nuk është dakord me të kur bëhet fjalë për pluralizmin dhe shmangien e betejave.

“Unë nuk kam asgjë personale, gjërat duhen thënë siç janë. Nëse një kryetar bashkie merr përsipër të pastrojë vendin nga bastet dhe llotot e Ilir Metës, njerëzit e partisë nuk mund të lihen aty. Rasti është kur një deputet ju dilte para fadromave.

Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, edhe në konferencën e Pezës nuk vazhdoi siç u tha në konferencë. T’i shmangesh betejave, kjo kërcet. Nuk mund të predikosh për partizanët dhe t’iu hipësh në qafë me deputetë e kioska dhe t’iu dalësh para fadromave. Nuk mund të falësh për pluralizëm, në momentin që i shmangesh garës”, tha Veliaj.