‘Është aksidentuar vajza’, 66-vjeçarja merr lajmin e hidhur, hedh 41 mijë euro nga ballkoni, më pas zbulon…



Një grua eshte mashtruar aq lehte e aq keq, sa i ka kushtuar kursimet e jetes.



Ajo i dorëzoi me dorën e saj “një thesar të vërtetë” disa mashtruesve të panjohur, me bindjen se vajza e saj ishte aksidentuar.



mpalikos

Gruaja u telefonua nga persona të panjohur dhe i thanë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident fatal dhe duhej të paguante për ta shpëtuar nga pasojat ligjore!

Gruaja u tregua naive dhe në panik për të shpëtuar fëmijën e saj nga burgu, as nuk mendoi ta kontaktonte për të zbuluar nëse ishte e vërtetë apo jo!

Thirrjet me zë të lartë të një femre të panjohur që pretendonte të ishte vajza e saj dhe gjoja kërkonte ndihmë, i shuan të gjitha dyshimet dhe ajo pranoi të hidhte të gjitha kursimet e saj nga ballkoni i shtëpisë së saj!

As më shumë e as më pak, por 66-vjeçarja hodhi një qese me shumën marramendëse prej 41,600 eurosh!

Kur gruaja kontaktoi të bijën dhe u zbulua se ishte mashtruar, ishte tepër vonë. Policia po kryen hetime për të gjetur mashtruesit dhe po shqyrton kamerat e dyqaneve në zonë.