Është apo jo e lidhur me Flori Mumajesin?! Flet për herë të parë Kejsi Tola: Mw ka dhuruar dy…

Këngëtarja e njohur dhe shumë e talentuar, Kejsi Tola, ka qenë në qendër të vëmendjes se aludimeve të mediave rozë për një lidhje të saj me  Flori Mumajesin.

Ajo më në fund ka thyer heshtjen dhe ka folur për këtë. E pyetur nga moderatorja Dojna Mema, ajo është shprehur se kanë thjesht një raport profesional dhe se Flori i ka dhuruar dy nga këngët më të bukura të karrierës.

“Flor Mumajesi më ka dhuruar dy këngë që unë i dua shumë, ‘U rritëm’ ka qenë e para dhe pastaj ‘Më ke mua’ që unë e kam thënë që është kënga e jetës sime sepse teksti dhe çdo gjë ishte shumë për mua por dhe për të gjithë ne. Është një këngë që na përfshin të gjithëve. Është një profesionist shumë i mirë edhe kaq mund të them për marrëdhënien me Florin dhe unë vërtet e kam shumë xhan”, deklaroi këngëtarja.