“Është koha e fundit për reflektim”, ish-deputeti jep paralajmërimin e frik.shëm: Nesër do të…

Ish deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka komentuar situatën politike në vend.

Përmes një foto të postuar, ai e quan parlamentin “Landfilli antikushtetues”.

Shehu i ka cilësuar 42 deputetët e listave si ‘pupacë’.

Sipas tij, boll dëme i kanë krijuar deri më tani demokracisë shqiptare, qoftë dhe duke qendruar aty për shkak të retorikave.

Msë tej Shehu thotë se është koha për reflektim pa vonesë, për të krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë.

Statusi i plotë:

“Landfilli” antikushtetues i ri i Shqiperise.

Eshte momenti i fundit per te gjithe ata qe jane, si dhe per grupin e 42 ”pupaceve”, qe i kane futur si “ceten” e “40 Hajduteve te Ali Babait”, te braktisin kete ngrehine sa me shpejt.

Boll deme i kane krijuar deri me tashti demokracise shqiptare qofte dhe duke ndejtur aty, pavaresisht disa retorikave apo votimeve te pilotuara.

Neser do te jete teper vone per te rivendosur dinjitetin e tyre tashme te komprometuar, si per dhe per nje mundesi tjeter kontributive ne zhvillimet e ardheshme.

Eshte koha e fundit per reflektim e veprim!