“Ethe” në PS-në e Shkodrës, nga Tirana vjen formulari i ‘hidhur’…pyetje e çuditshme



Shtatori i ethshem pritet te mberrije per socialistet shkodrane. Ditet e fundit anetaresise i ka mberritur nje formular i ri per tu plotesuar ku duhet te hedhin te gjitha te dhenat e tyre dhe paralelisht te specifikojne aktivizimin e tyre ne kete force politike. Nje filter kjo per perzgjedhjen e kandidateve per strukturat drejtuese te partise ku do te mbahen zgjedhjet e pambajtura ne kete dege, e po ashtu do te sherbeje edhe si katalizator per kandidatet per deputet per zgjedhjet e 2021. Ky proçes do te udhehiqet nga Ilir Beqja i deleguari i ri i PS, i cili sipas burimeve pritet te riktheje ne loje bashkepunetoret e tij te vjeter. Ne kete formule te re qe ka perzgjedhur PS riorganizimin, pritet qe forca politike te perballet edhe me lumin e pakenaqesive qe kane anetaresia, qe nga “vdekja” qe ka patur ne keto vite dega lokale, e deri tek maredheniet me deputetet, hatermbetjet e punesimeve apo ikja e shume drejtorive nga Shkodra drejt Lezhes. Se si do ti pergjigjet Beqja ketyre qe kane ndodhur askush nuk di te thote, por nje gje eshte e sigurte, qe vala e pakenaqesise eshte rritur dhe kjo pritet te jete goditje e forte per kete subjekt politik ne garen qe do te zhvillohet per zgjedhjet parlamentare te 2021, e ku ne Shkoder shpresohet te kete edhe nje date per zgjedhjet lokale, pasi ende bashkine e drejton tashme per te pestin vit Voltana Ademi. Ajo qe te cudit ne kete formular e qe me gjasa eshte gjetur si pretekst per te pare se ku ndodhet anetaresia me shifra, eshte fakti se per cfare i duhen keto te dhena selise qendrore. Gjithcka do te mesohet ne ditet e ardhshme kur loja te nise te nxjerre zbuluar kete skenar te radhes te se majtes.