Euro, lekë dhe k.o.kainë, dalin detajet e operacioneve. Si u kapën dy djem, makina e tyre…

Goditen dy raste të veprimtarisë k r iminale në fushën e shpërndarjes së d r ogave në doza.

Finalizohen dy operacione policore nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë k r iminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë dy operacioneve sekuestrohen 42 doza me lëndë narkotike k o kainë e k a nabis, lekë dhe euro të përfituara nga shitja e lëndës n arkotike në doza.

Në pranga dy të rinj që shpërndanin lëndën n arkotike.

Në kuadër të operacionit “Mapo” u arrestua në flagrancë shtetasi: A. Xh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Hamdi Cenoimeri”. Në vijim shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi ku i janë gjetur doza të tjera me lëndë të dyshuar n a rkotike k okainë e k anabis. Policia i sekuestroi këtij shtetasi në cilësinë e provës materiale: 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike k o kainë; 31 doza me lëndë të dyshuar narkotike k anabis dhe 1 aparat celular.

Po gjatë orëve të fundit, u zhvillua operacioni “Shigjeta 3”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi: G. L., 21 vjeç, banues në Rrëshen. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas po lëvizte, policia gjeti 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike k okainë. Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike k okainë, një mjet, një aparat celular, 34 400 lekë të reja dhe 315 euro (të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave me lëndë n arkotike).

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh n arkotike” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.