Evra zbulon mesazhet nga WhatsApp, çfarë i shkruajti Ronaldo pak para sfidës me Atleticon

Ditën e djeshme Juventus dhuroi  një spektakël të vërtetë, duke mundur në Torino Atleticon.

Patrick Evra, mbrojtësi francez që ka veshur fanellën e Juventusit në të kaluarën, duket se ka besuar tek përmbysja e madhe e Juventusit ndaj Atleticos.

Evra ka publikuar në Instagramin e tij një bisedë të bërë me Cristiano Ronaldon, vetëm 5 ditë para ndeshjes së Champions League.

Mesazhi i tij ishte: Po llogaris përmbysjen në Ligën e Kampionëve. Unë kurrë nuk kam dyshuar që ju do ia dilni”

Megjithatë, mesazhi i tij nuk ka mbetur pa një përgjigje nga CR7.

Ronaldo i është përgjigjur: E di. Ne do të kalojmë bro. Në shtëpi do t’i shkatërrojmë ata”

Kujtojmë këtu se Cristiano Ronaldo dhe Patrice Evra ishin shokë të ngushtë te Manchester United.

Lexo edhe: