Facebook bën shpikjen më të fundit, shkencëtarët dalin kundër

Inxhinierët e rrjetit social më të madh në botë kanë bërë shpikjen më të fundit. Shpikja quhet “Flick” dhe bëhet fjalë për një njësi të re matëse të kohës.
“Flick” është dizenjuar për të ndihmuar krijuesit e efekteve në video, pasi kjo njësi është më e vogël se sa një nanosekond.
Por një kërkues i Universitetit të Oksfordit thotë se “flick” nuk do të ketë ndikim, por vetëm mund të ndihmojë në botën virtuale pasi kjo t’u japë mundësi programuesve për të matur kohën mes një media frame pa përdorur fraksione, raporton BBC.
Kjo nuk është shpikja e parë e njësive matëse të orës nga korporatat e mëdha. “Swatch” në kohë kur prezantoi “Internet Time” në 1998, e ndau ditën në 1 mijë “beats”. Një “beats” është e barabartë me 1 minutë e 26.4 sekonda.