Facebook-u më në fund sjell opsionin që të gjithë e kërkonim!

Facebook është duke marrë në konsideratë që të fusë një opsion të ri, atë që do t’i lejojë përdoruesit të shkruajnë statuse që fshihen vetë pas një kohe të caktuar.

Tipar kyç ky i Snapchat –it.

Facebook po t’i japë mundësinë përdoruesve të tij që përveç statusve të përhershëm, të cilëve mund t’i rikthehesh në çdo kohë, të ketë dhe status të përkohshëm.

Këto postime mund të jenë deri në 101 shkronja dhe mund të vendosen që të fshihen automatikisht ose të ruhen përgjithmonë.

Kështu nëse s’jeni të sigurtë për një status, atëherë mund të justifikoheni me: “Nuk e fshiva, ishte thjesht i përkohshëm”. Burimi: The Sun/ Përshtati: ShkodraNews