Faktet/ Nuk ia ka haberin nga Shkodra, por Valdrin Pjetri mezi po pret të ulet në karrige

Shpejtoi te dale perpara gazetareve, edhe pse zyrtarisht rezultati per Shkodren nuk eshte çertefikuar ende nga Komisioni qendror i zgjedhjeve. Valdrin Pjetri po e deshmon cdo dite se e deshiron me cdo kusht karrigen e kryebashkiakut, edhe pse nga votat prej 10% te pjesmarrjes qytetare ne votime, nuk ja japin se paku te drejten morale per kete gje.

E ne ballafaqimin pyetje – pergjigje ai tregon se mbetet nje njohes siperfaqesor i Shkodres, di shume pak per problemet e saj dhe asnje projekt serioz nuk e ka ne duar per ti dhene sepaku gjysmen e asaj qe premton, qytetit qe socialistet nuk e drejtuan asnjehere per 3 dekada.

Foli per meritokraci, nderkohe qe ka nisur te ndaje vendet e punes e te planifikoje emrat per cdo drejtori, madje deri tek roja dhe pastrueset.

Se ku e sheh meritokracine Pjetri pas kesaj, vetem ai e di. Kryebashkiaku i ri nuk heziton te genjeje edhe publikisht per marredhenie te mira me deputetet dhe se nuk do pranoje presionet e tyre, kur ata praktikisht deri me sot kane vepruar sipas deshirave te tyre duke mos qene thuajse fare ne fushate, por duke e braktisur ne pjesen me te madhe te takimeve, apo ku ishin luanin rolin formal.

Sa me shume artikulon aq me shume behet qesharak deri ne ate pike sa pret qe kundershtarja ti hape dyert e t’ja liroje me ceremoni zyren duke i shternguar doren, kur ajo nuk i njeh zgjedhjet dhe partia qe perfaqeson ka zbarkuar ne shesh prej muajsh duke kerkuar rrezimin e qeverise Rama.

Sic duket kwshilltaret e dobet nuk e kane mesuar Pjetrin se sidomos ne Shkoder kur i drejtohesh qytetareve, se paku duhet ta besh duke patur dicka per tu thene, sepse per premtime boshe ata jane ngopur mjaftueshem, ashtu si edhe nga loja politike e partive qe prej 30 vitesh mbajne peng kete qytet.

Pjetri nuk mund tu shese mend dhe aq me pak shkodraneve se nuk do te pranoje presione e do te jete ndryshe kur mbeshtetesit e tij te afert shkelmuan dyer e thyen dritare ne prag te 30 qershorit per te hapur qendrat e votimit pa pyetur se ato godina jane aset i qytetit, as i Voltanes dhe as te Valdrinit./ShkodraNews