Falen gjobat, Veliaj tregon a ishte vendim për fushatën elektorale



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se vendimi i bërë publik një ditë më parë, për faljen e 988 gjobave të vëna për ato familje që pas tërmeteve të datës 21 shtator dhe 26 nëntor 2019 filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme, sipas tij nuk ka lidhje me zgjedhjet.



Vendimi për falje gjobash është marrë që në tetor të vitit të kaluar, kur nuk kishte zgjedhje. Është një përsëritje copy-paste e një vendimi që ne morëm dhe vjet. Unë besoj që kjo do të jetë hera e fundit, viti tjetër do të jetë pa pandemi. Është çështje muajsh rikthimi në normalitet. Është e gjitha rutinë, siç ishte rutinë edhe hapja e një rruge me emrin Sokol Olldashi, me emrin Bashkim Fino, apo me emrin Arjan Sala.



Disa vendime ishin në kontekstin e ngjarjeve që kanë ndodhur, disa të tjera, si falja e gjobave dhe amnistia publike, ishin vendime rutinë. Nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet”, u shpreh Veliaj në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, në News24.