Falen të gjitha gjobat e periudhës së pandemisë, ministrja jep lajmin e mirë



Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka lajmeruar sot faljen e te gjitha gjobave qe kane marre subjektet gjate periudhes se pandemise per mospagimin e kesteve te tatimit mbi fitimin.



“Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme”, tha ministrja.



POSTIMI I PLOTE

‼️Hiqen gjobat për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për shkak të pandemisë COVID – 19

👉Njoftojmë të gjithë sipërmarrësit dhe bizneset në vend, se në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për lehtësimin e veprimtarisë ekonomike:

✅ anulohen gjobat e vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020, të reflektuara në periudhën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

🔺Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme.

⏩ Administrata Tatimore do të vijojë njoftimet përmes llogarive të deklarimit elektronik e-Filing.

⏩ Strukturat e apelimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të trajtojnë me prioritet penalitetet për deklarim dhe pagesë me vonesë të detyrimeve të tjera tatimore.

🤝MFE mbetet e angazhuar për të mbështetur biznesin në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj periudhë të vështirë pandemie me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë.