Familja e tij në panik, e mbyllën brenda me temperaturë të lartë. Del përgjigja e tamponit, ç’po ndodh me kreun e Emergjencave

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli, i cili jepte çdo ditë shifrat e të infektuarve në vendin e tij, ditën e djeshme mungoi në këtë raportim. Ai kishte pasur temperaturë të lartë dhe u dyshua për COVID-19.

Por sot agjencia e lajmeve “Ansa” shkruan se ai ka rezultuar negativ në tamponin e kryer për koronavirusin.

Departamenti i Mbrojtjes Civile e dha lajmin, duke theksuar se Borrelli “i cili aktualisht vazhdon të përjetojë simptoma të lehta të gripit të zakonshëm” do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.

Ai vijon të mbetet në kontakt të vazhdueshëm me komitetin operativ dhe njësinë e krizave.

Lexo edhe: