Familjet hapin dyert e m.ortit për dy vajzat e reja, ja si ndodhi a.ksidenti i rëndë. Shoferi pasi u përp.las, ra…

Me shembje në kokë dhe trup ndodhen ende te shtruar ne spital drejtuesi i makinës, 18- vjeçari Françesk Shaba dhe dy pasagjeret e tjera, qe mbetën te plagosur ne aksidentin me v.d.ekjen e dy 17-vjecareve.

Bluzat e bardha thane se ata janë jashtë rrezikut për jetën por do vijojnë të jenë edhe disa orë të shtruara.

Policia, pasi njoftoi për aksidentin, kreu një sërë veprimesh hetimore për të zbardhur të gjitha shkaqet.

Sipas burimeve, mësohet se shkak ka qenë lagështia e madhe e rrugës. Drejtuesi i makinës, 18- vjeçari Françesk Shaba, humbi kontrollin e mjetit dhe pasi doli nga rruga, u përp las në një pemë. Ndërkohë, mësohet se pas aksidentit, i riu ka dalë nga makina edhe ka ecur për pak metra, pastaj ka rënë pa ndenja.

Denada Tarja dhe Suada Serani humben jeten ne vend. Tre adoleshentët që arritën t’i shpëtonin aksidentit, janë transportuar direkt për në spital ku morën ndihmën e parë, ndërsa familjet e 2 të rejave që humbën jetën, kanë hapur dje dyert e m o rtit.