Fansat morën lajmin e hidhur, por këngëtari i njohur bën veprimin e papritur pas disa javësh

Disa jave me pare, fansat e këngëtarit te njohur te muzikës tallava, Muharrem Ahmeti moren vesh lajmin e rende se ai ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

Për këtë reagoi miku i tij Kristian Xhaferaj, i cili i kërkoi ndjekësve të luteshin për shëndetin e Muharremit.

Para disa ditësh, këngëtari publikoi në Youtube versionin e tij të këngës “Tavolina e Mërzisë”, të cilën e promovoi edhe në Instagram.

Çuditërisht, kënga është bërë private, pra fansat e muzikës së tij nuk mund ta dëgjojnë më. Nuk dihet cila është arsyeja e këtij veprimi.

Ndërkohë, Muharremi nuk ka bërë asnjë reagim për gjendjen e tij shëndetësore, prandaj është e paqartë nëse gjendja e tij është normalizuar apo jo.