Fantazma, klithma që nuk ndalen dhe zhurma misterioze, këto janë tre vendet pas të cilave fshihen histori të tm.errshme

Bota është mbushur me mistere.

Disa vende në botë njihen si vende të mallkuara, pasi në to thuhet se gjenden fantazma dhe shpirtëra të këqinj.

Më poshtë ne po ju rendisim tre vendet, për të cilat thuhet se janë mallkuar dhe se në to kanë ndodhur histori të tmerrshme.

Në vendin e parë renditet Bhangar Hisari që ndodhet në Indi. Për këtë vend thuhet se një mjeshtër i magjisë së zezë Singhia kishte thënë se të gjithë do të vdesin në dhe shpirtrat do të burgosen deri në pafundësi në këtë vend.

Më e çuditshmja është se çdo shtëpie që ndërtohet në këtë vend i rrëzohet çatia, ndaj edhe të gjitha shtëpitë në këtë vend kanë vendosur të ndërtohen pa çati. Po ashtu ky vend nuk lejohet të vizitohet natën dhe pas perëndimit të diellit është e ndaluar është e ndaluar të shëtisësh.

Në vendin e dytë renditet varret Highgate në Londër. Ky vend ndodhet në veri të Londrës, aty janë varrosur rreth 170 mijë vetë. Natën thuhet se në këtë ka fantazma.

Në vend të tretë renditet tuneli i klithmës që ndodhet në Ujëvara e Niagarës. Sipas historisë në vajzë e vogël e cila kishte ndezur një zjarr brenda njërës prej tuneleve të kësaj ujëvare ishte djegur e gjallë. Thuhet se ende dëgjohen klithmat e vajzës së vogël që lutet ta shpëtojnë.