Faqja e parashikimit të motit befason: Ja çfarë e pret Evropën këtë dimër

“Accuweather” është një ndër faqet më të popullarizuara amerikane për parashikimin e situates meteorologjike.

Ne parashikimin e saj sezonal për Kontinentin Evropian për dimrin 2019/2020, thuhet se Evropen e pret një dimër jo shumë i ftohtë dhe jo shumë i ashpër me reshje të shumta shiu në Gadishullin Iberik, Evropen Perëndimore, Qendrore dhe perëndim dhe jug të Skandinavisë të cilat do të ndikojnë në zbutjen e thatësisë afatgjate që mbizotëron në këto rajone evropiane.

Gadishullin Ballkanik në përgjithësi e pret “një dimër i qetë dhe kryesisht i thatë”, shpeshherë me mjegull të dendur për shkak të dominimit të gjatë të masave ajrore të fuqishme anticiklonike. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë reshje të herëpashershme nënvizon Accuweather. “Moti do të destabilizohet përreth një javë për të vazhduar pastaj me dominim të gjatë anticiklonik” dhe kjo do të përsëritet disa herë gjatë muajve të dimrit. Nuk pritet ndonjë depërtim i masave të acarta Siberike, të paktën jo për një kohë të gjatë thekson “Accuweather”.

Ky parashikim nuk është qendrim i Meteoballkan dhe është në kundërshtim të plotë me parashikimet e disa meteorologëve italianë të faqes Ilmeteo të cilët paralajmërojnë reshje të mëdha bore por duke patur parasysh se parashikimet afatgjata (shumë) rrallë-herë po dalin të sakta besojmë se ky parashikim ose ai i italianëve nuk duhet të meret aq seriozisht, duke shtuar poashtu edhe faktin e ndryshimeve të shpeshta në modelet klimaterike, megjithatë të gjitha opsionet mbeten të hapura. Mbetet të shihet. /Meteoballkan