Fasadat e Voltana Ademit!

Kryetarja e bashkise Shkoder vijon te thyeje rregullat anti-Covid, ndersa per vete nuk respekton distancimin fizik dhe vendosjes e maskes, megjithese gjendet mes turmave te njerezve. Edhe pse ne ambjente te hapura ajo prej ditesh organizon panaire ne njesi administrative dhe ne mes te qytetit, ku jane te pashmangshme grumbullimet e njerezve. Gjithashtu ajo vete i eshte bashkuar edhe aktiviteteve te tjera me karakter festiv, ku qartazi dallohet pa maske dhe ngjitur me persona te tjere, qendrime qe jane te rrezikshme dhe burim per perhapjen e pandemise Covid 19.

Ne media disa here eshte shfaqur duke bere thirrje per show qe te ruhet distanca fizike apo te perdoren maskat, por vete nuk e ben, megjithese Shkodra eshte qarku i trete me numrin me te larte te te infektuarve ne shkalle Republike. Mbetet per tu pare cila do te jete loja e radhes apo justifikimi qe do te kete kryetarja e bashkise, qe vijon te ece ne rrugen e kundert me ate qe keshillojne autoritetet shendetesore. Sikur te mos i mjaftonin rastet ne fjale, Ademi i ka edhe brenda ne bashki te infektuarit, bashkepunetoren me te ngushte dhe punonjes te sherbimeve sociale.