Fati i Shkodrës dhe i Babanit, socialistët mblidhen të pikëlluar në Velipojë. Ja çfarë ndodh të premten

Edi Rama vendos të bëhet i gjallë për Shkodrën! Shefi i ekzekutivit ka vendosur që të premten të mbledhë në plazhin e Velipojës në takimin e radhës, Keshillin Koordinues per Rajonin e Veriut. Të pranishëm bëjnë me dije burime për Shkodranews do të jenë të komanduarit e qarkut: Arben Pellumbi, Musa Ulqini, si dhe deputetet e qarkut Luan Harusha, Senida Mesi dhe Paulin Sterkaj, ndersa me gjasa sipas të njëjtave burime, pritet të mungojë deputeti kryesues i listës Ditmir Bushati, i cili ka patur konflikte të forta duke thënë disa të vërteta për kryeministrin Rama.

Në qendër të diskutimeve do të jenë zhvillime që kanë të bëjnë me këtë rajon, ku kryesorja është ngërçi politik që ka krijuar pikërisht ajo që prodhoi 30 qershori. Ende deri më tani PS me juristët e vet nuk kanë arritur të gjejnë një interpretim ligjor se si mund ta nxjerrin Shkodrën nga kjo situatë dhe bashkia të mos vijojë të jetë në duart e Voltana Ademit. Me gjasa në këtë takim pritet të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama, megjithëse deri më tani ai vetë dhe stafi i tij nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, por detyrat i janë lënë të qarta pjesmarrësve.

Nuk përjashtohet fakti që në këtë mbledhje të diskutohen edhe disa detaje të tjera që kanë të bëjnë me investimet, që kryeministri Rama i ka përmendur disa herë për qarkun Shkoder, por që këtë herë do të kërkojë një raportim më të zgjeruar. Ajo që pritet të jetë një tjetër pikë e fortë janë emerimet e reja në drejtoritë rajonale të qarkut, ku gratë pritet tu zënë vendin burrave, këto të fundit të detyruar të japin doreheqjen në bllok.

Disa emra janë dërguar për miratim, por deri më tani nuk ka patur asnjë zyrtarizim, prandaj në këtë mbledhje mund të këtë lëvizje të para, ku mund të dalin edhe emrat e parë. E premta me gjasa do të jëtë një ditë e gjatë dhe e mbushur me zhvillime, të gjitha për tu ndjekur hap pas hapi e për të kuptuar çasjen e radhës të Ramës me Shkodrën, qarkun që pas Valdrin Pjetrit të larguar, po përjeton skandalin e dytë me kryebashkiakun në detyrë të Vau Dejesit, Mark Babanin./ShkodraNews