Fatkeqësi në familjen e këngëtarit të njohur, bën aksident dhe humb djalin e vogël

Fatkeqësi në familjen e këngëtarit të njohur. Ai ka humbur djalin e vogël dhe ka bërë një gjest që ka prekur mbarë botën.

Ylli i muzikës country, Granger Smith tha në rrjetet sociale, se djali i tij 3-vjeçar River Kelly Smith do të ishte përgjithmonë në zemrat e tyre.

Ai dha detaje të reja kur tha se River nuk kishte mundur t’i mbijetonte aksidentit tragjik dhe ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Smith dhe bashkëshortja e tij Amber vendosën që organet e të birit t’i dhuronin, në mënyrë që fëmijë të tjerë të kishin një shans të dytë në jetë.

“Më duhet të jap një lajm të paimagjinueshëm. Kemi humbi djalin tonë të vogël, River Kelly Smith, si pasojë e një aksidenti tragjik dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mund të mbijetonte. Familja jonë është e hidhëruar, por gjejmë ngushëllim duke e ditur se ai është në krahët e Zotit”, shkruajti 39-vjeçari.

Amber dhe Granger janë prindër të dy fëmijëve të tjerë, Lincoln 5 vjeç dhe London 7-vjeçe.