Fatmir Mediu i “dikton” Bashës listën, paralajmërimi: Ja sa mandate merr PR në Tiranë



Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar sot një takim me shtabin elektoral në Tiranë, ku ka ngritur disa nga shqetësimet që sipas tij evidentohen nën qeverisjen e të majtës.



Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të PR-së, Mediu theksoi se që nga viti 2013 vendi po qeveriset nga një regjim i korruptuar, ndërsa shtoi se asnjë reformë zgjedhore nuk është sipas standardeve të ODHIR.



Rama po përdor Parlamentin për qëllimet e tij personale. Partia Republikane do marrë më shumë se një deputet në Tiranë. Së bashku opozita dhe qytetarët do fitojnë.

Që prej 2013 nuk është bërë nga qeveria asnjë reformë zgjedhore sipas standardeve të ODIHR, por e kundërta, është shkatërruar Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.”,- tha Mediu.