Fatmir Mediu merret si i pandehur, çfarë kërkese ka mbërritur për Gërdecin

Është depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesa për të rihapur procesin e gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Ka qenë kërkesa e nënës së 8 vjecarit që humbi jetën në krater, Edsionit, Zamira Durdaj dhe Feruze Durdaj që kërkojnë hapjen e hetimeve për Gërdecin. Në kërkesë, ato kërkojnë që gjykata të revokojë vendimin dhe prokuroria të nisë hetimet dhe të marrë si pandehur, ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

“Në përfundim, kërkojmë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, që pasi të marrë në analizë tona, të pranojë kërkesën sipas objektit të saj, duke revokuar vendimin nr. 6, datë 14.09.2009 të Gjykatës së Lartë (e cila ka vepruar në cilësinë e organit procedues) për pushimit e ndjekjes penale dhe duke urdhëruar Prokurorinë pranë Shkallës së Parë, Tiranë që të vijojë me veprimet e mëtejshme të dërgimit të çështjes në gjykatë ndaj shtetasit Fatmir Mediu, sipas procedimit nr. 3/2008.”-thuhet në vendim.

Tragjedia e Gërdecit ndodhi në 15 mars të vitit 2008. Nga një shpërthim në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mbi 300 u plagosën, ndërsa dëmet materiale ishin të konsiderueshme. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dha dorëheqjen dy ditë pas ngjarjes, ndërkohë që prokuroria nuk arriti dot t’i hiqte imunitetin e deputetit duke mos lejuar kështu hetimin e tij. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur . Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit.