Fatmir Xhafaj zbulon qëllimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar

Teksa foli sot nw Kuvend deputeti Fatmir Xhafaj, i cili luajti një rol shumë të rëndësishëm në hartimin e reformës në drejtësi, i ka akuzuar sot prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar se po hakmerren ndaj kësaj reforme.

Xhafaj tha se ky është një shqetësim real. “Disa prokurorë dhe gjyqtarë, të bindur se vetingu tashmë është një realitet dhe filtrat e vendosura i nxjerrin ata jashtë sistemit si të korruptuar, janë duke bërë atë që kanë bërë përherë me vendimmarrjet e tyre, por tashmë pa asnjë limit. Disa vendime janë me pasoja të rënda për rendin dhe sigurinë publike. Në rrethana të tilla çdo ndërhyrje për ta parandaluar e ndëshkuar këtë gjë është pozitive”, nënvizoi deputeti Xhafaj