Fatos Nano u marros pas saj që 24 vjeç, pas 27 vitesh u ndanë. Si dukej kur ishte e re Rexhina Nano

Gruaja elgante me sharm e finesë që shihni në këtë foto më poshtë është Rexhina Nano.

Ajo ka qenë shoqja e klasës e cila më pas u bë bashkëshortja e parë e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Pas shumë kohësh, dje ajo u shfaq në një event publik krah bashkëshortes së Edi Ramës, Lindës.

Fatos Nano u martua në moshën 24-vjeçare me Rexhina Fatollin, vajza simpatike, qe e njohu në vitet e para të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet. Martesa me Rexhinën u bë në një ambient familjar, në shtëpinë e të atit të tij në Tiranë. Pas 27 vitesh martese, çifti u divorcua në vitin 2001.

Në vitin 2001, atëherë 50 vjeç, u martua sërish, me një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës me Xhoanën.

Fatos Nano ka dy fëmijë, Sokolin 36 vjeç dhe Edenë, 33 vjeç, nga martesa e parë me Rexhina Nanon. Ndërkohë që ka dhe një djalë të birësuar nga martesa e tij me Xhoana Nanon, Klajdin, 23 vjeç.