Fëmija juaj nuk fle gjumë? Ky baba zbulon mënyrën si ta vini në gjumë brenda 1 minute: Nëse i fërkoni butë…



Një baba nga Teksasi ka zbuluar një mënyrë se si ta vini në gjumë fëmijën tuaj për më pak se një minutë.



Austin Miles e shfaqi një mënyrë të thjeshtë për futjen në gjumë të foshnjës duke e demonstruar atë me vajzën e vet katërmuajshe, të quajtur Charlie.



“Kam dëgjuar se nëse ia fërkoni butë vetullat fëmijëve, ata flenë”, tha ai, përderisa ishte i ulur në një karrige luhatëse dhe përgatitej për ta dëshmuar metodën, shkruan Daily Mail.

Kjo metodë besohet se funksionon për shkak se ledhatimi i vetullave e nxit foshnjën që t’i mbyllë sytë në mënyrë refleksive dhe ky gjest gjithashtu e relakson foshnjën.

Pas disa sekondave të luhatjes, gjatë së cilës kohë babai ia ledhaton butë njërën vetull vajzës, vogëlushja i mbyll sytë dhe babai bën një gjestë në shenjë triumfi pasi ia arriti qëllimit.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/09/03/7927007739004567175/640x360_MP4_7927007739004567175.mp4