Fërkoni sytë, pas operacionit ish-deputeti pëson transformimin drastik, s’do e njihni më…

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është transformuar tërësisht. Nuk do e besoni sa ka ndryshuar ai.

I njohur ndryshe me nofkën “Kaubojsi”, ish-deputetin të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij, me barkun e tij të rrumbullakosur, me disa kile mbipeshë, teksa përpiqej të kërcente në spektaklin “Dance with me”.

Pas operacionit për të humbur peshë, ai tanimë shfaqet i transformuar, aq sa do të ishte vështirë të njihej.

Ndocaj, i cili prej vitesh jeton në Itali, tashmë ka ndërruar masën e tij, duke ardhur në një formë më të mirë.