Fermeri nga Shkodra publikon fotot me të mbjella dhe tregon se po kalben nga mungesa e kanaleve kulluese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale mesazhin e një fermeri.

Sipas fermerit nga Shkodra prodhimet e tyre bujqësore po kalben për shkak të mungesës së kanaleve kulluese.

Fermeri shprehet në postimin e tij se kryeministri Edi Rama që është në pushtet po u merr frymën të gjithë shqiptarëve që janë fermerë.

Kujtojmë këtu se një pjesë e fermerëve të tjerë, pasi nuk kanë gjetur treg për të shitur prodhimet tyre bujqësore i kanë hedhur ato në rrugë.

Krahas mesazhit që ka dërguar fermeri nga Shkodra ka nisur edhe disa foto, që sipas tij tregojnë mungesën e kanaleve kulluese.

Postimi i plotë: Ky është kujdesi i narkoshtetit për fermerët! Të mbjellat po kalben për mungesë të kanaleve kulluese! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e fermerit dixhital. Sb zoti sali berisha ju lutem anonim postoje kte foto qe ky pushtet po na merr frymen te gjith shqiptareve jam fermer shikoje misri fshati barbullush shkoder nga kanalet kulluese…”