Fero ndahet nga Arbenita? Zbulohet arsyeja sh.okuese

Ata i kanë dhënë fund. Fero dhe Arbenita kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it muajt e fundit. Fillimisht dyshja vendosi ta mbante lidhjen larg mediave, por pasi u zbuluan, nuk ndaluan së publikuari foto apo video nga momentet që kalonin bashkë.

Gjërat madje u bënë akoma më serioze, pasi Fero jo vetëm që takoi familjen e Arbenitës, por dhe i dedikoi asaj një këngë. Së fundmi nëpër portale, kanë nisur thashethemet se reperi dhe modelja i kanë dhënë fund lidhjes, kjo pasi Fero nuk e ndjek më Arbenitën në ‘Instagram’, ndërsa kjo e fundit vazhdon ta ndjekë. Sipas ‘JOQ.al’ shkaku i kësaj krize ka qenë xhelozia e Feros, pasi partnerja e tij publikoi në rrjete sociale një video shumë provokuese, ku dukej vetëm me një palë të brendshme të zeza.

Fero ka treguar shumë herë se është shumë i përkushtuar ndaj Arbenitës dhe veprimi i saj mund ta ketë acaruar disi. Pavarësisht kësaj, të gjitha këto mund të jenë aludime dhe dyshja thjesht po organizon një tjetër lojë për fansat e tyre. Nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të presim një konfirmim zyrtar.