Feston ditën e lindjes, Rama dhe Manastirliu urojnë shefen e Spitalit Infektiv, Najada Çomo



E gjendur në ambientet e punës, shefja e Spitalit Infektiv, doktoreshë Najada Çomo, një ndër figurat kyçe të përballjes së sistemit shëndetësor me pandeminë Covid-19, feston sot ditën e saj të lindjes.



Çomo është uruar përmes postimeve në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu.



“Edhe 100. Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë Najada Çomon, për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin, që u shfaqën kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë një herë në shekull!

Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm! #TëRRALLË”- u shpreh kryeministri.