Fevziu tregon sa herë bën sh.err kur vjen puna te ushqimi, do habiteni

Ka qenë një sezon i gjatë dhe i lodhshëm edhe për gazetarët ky i politikës kete vit, ku ka pasur transmetime të drejtpërdrejta mbi politikën dhe aktualitetin dhe drejtuesit e emisioneve kane shtyre pushimet.

Fevziu ka nisur mbrëmjen e djeshme emisionet ku trajtohen tema soft.

Fevziu me 8 të ftuarit e tij nga disa prej restoranteve dhe pastiçerive më të njohura në vend diskutoi mbi Gatimet Moderne në botë, por edhe duke zbritur në terrenin shqiptar.

“Në fakt edhe kuzhina moderne, sa është një prej kulmeve është shpesh herë edhe një prej dështimeve. Ka shumë restorante të famshme në botë që kanë tentuar të fusin inovacione të mëdha në kuzhinë dhe kanë dështuar”, tha Fevziu.

E sa herë ka gatime, ka edhe lumturi në studio, por edhe “sherr” me regjisorin.

“Thashë bëhet gjithmonë bukur këtu kur ka gatime. Dhe gjithmonë kur ka pjata të tilla kam sherr me regjisorin se thotë më zë kamerën nga qejfi i ushqimit. Janë pjatat që ka sjellë secili prej të ftuarve.”